Monday, December 15, 2014

USHTRIME PER GJAKUN DHE QARKULLIN E GJAKUT DHE FRYMESHKEMBIN

Gjaku dhe qarkullimi i tij. Frymëshkëmbimi

1. Plazma:                                                                                      
a) përbëhet nga uji që përmban edhe lëndë ushqimore              
b) është me ngjyrë të kuqe
c) përban vetëm ujë
d) është pjesë e ngurtë e gjakut.

2. Rruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet): 
a) janë qeliza me bërthamë
b) janë qeliza pa bërthamë
c) mbrojnë organizmin nga të gjitha mikrobet
d) në 1 mm3 ndodhen 4000-5000

3. Përcakto funksionet e gjakut. 
1. ________________________
2. ________________________
3. ________________________

4. Gjatë frymëmarrjes: 
a) Diafragma dhe muskujt midis brinjëve lëshohen dhe vëllimi i kraharorit zvogëlohet
b) Diafragma lëshohet dhe muskujt tkurren dhe vëllimi i kraharorit zvogëlohet
c) Diafragma tkurret dhe muskujt lëshohen dhe vëllimi i kraharorit zvogëlohet
d) Diafragma dhe muskujt midis brinjëve tkurren dhe vëllimi i kraharorit zmadhohet.

5. Në pohimet e mëposhtme, për ato që janë të sakta vendosni V, ndërsa për ato që nuk janë të sakta vendosni G. 
• Limfa luan rol të rëndësishëm në sistemin mbrojtës të organizmit.
• Venat janë enë nëpër të cilat gjaku qarkullon nga zemra për në organet.
• Qarkullimi i madh i gjakut fillon nga barkushja e majtë, ku gjaku shtyhet në aortë, e cila çon gjak në organet
e brendshme.
• Limfa është një lëng që ka të njëjtën përbërje si gjaku, por ka më pak proteina.
• Veshoret e zemrës i kanë muret e holla.
• Rruazat e kuqe të gjakut formohen në mëlçi.
• Rruazat e bardha të gjakut fomohen në palcën e kuqe të kockave.
• Tkurrja e zemrës quhet sistola.

6. Shkruaj një ese që tregon kujdesin që duhet treguar
për zemrën .
___________________________________________
___________________________________________
___________________________________________
___________________________________________
___________________________________________
___________________________________________
___________________________________________

7. Një litër gjak përmban rreth 160 g. hemoglobinë. 1 g. hemoglobinë transporton 1,4 cm3 oksigjen. Dimë senë trupin e njeriut ka rreth 5 litra gjak. Gjeni sasinë e oksigjenit që transporton hemoglobina. Qarkoni përgjigjen e saktë. 
a) 11 200 cm3
b) 1120 cm3
c) 112 cm3
d) 11,2 cm3






No comments:

Post a Comment