Monday, October 20, 2014

QELIZA

QELIZA
  •  Qeliza është njësia më e vogël ndërtuese dhe funksionale e gjallesave.
  •  Qeliza ka karakeristikat bazë të jetës : ajo lind, ushqehet, merr frymë, rritet, është e ndjeshme ndaj ngacmimeve, riprodhohet dhe më pas vdes.
  • Qelizat kanë forma dhe madhësi të ndryshme.
  • Bërthama është quajtur nga shkencëtarët qendra e kontrollit të qelizës, sepse ajo ka materialin gjenetik (ADN në kromozome) që realizon tejçimin e tipareve nga qeliza nënë te qelizat bija.
  •  Gjallesat që janë të përbëra vetëm nga një qelizë quhen njëqelizore, si: Bakteret, protozoarët (ameba, parameci), euglena e blertë, shumë alga dhe disa kërpudha (majatë). Të gjitha proceset jetësore, si: ë ushqyerit, lëvizjen, shumimin etj., kryen kjo qelizë.
  • Gjallesat që e kanë trupin të ndërtuar nga shumë qeliza quhen gjallesa shumëqelizore, si: bimët, kafshët dhe njeriu.
  • Qelizat organizohen në inde, organe, sisteme organesh dhe në organizmin si një i tërë.

No comments:

Post a Comment