Monday, December 15, 2014

USHTRIME PER GJAKUN DHE QARKULLIN E GJAKUT DHE FRYMESHKEMBIN

Gjaku dhe qarkullimi i tij. Frymëshkëmbimi

1. Plazma:                                                                                      
a) përbëhet nga uji që përmban edhe lëndë ushqimore              
b) është me ngjyrë të kuqe
c) përban vetëm ujë
d) është pjesë e ngurtë e gjakut.

2. Rruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet): 
a) janë qeliza me bërthamë
b) janë qeliza pa bërthamë
c) mbrojnë organizmin nga të gjitha mikrobet
d) në 1 mm3 ndodhen 4000-5000

3. Përcakto funksionet e gjakut. 
1. ________________________
2. ________________________
3. ________________________

4. Gjatë frymëmarrjes: 
a) Diafragma dhe muskujt midis brinjëve lëshohen dhe vëllimi i kraharorit zvogëlohet
b) Diafragma lëshohet dhe muskujt tkurren dhe vëllimi i kraharorit zvogëlohet
c) Diafragma tkurret dhe muskujt lëshohen dhe vëllimi i kraharorit zvogëlohet
d) Diafragma dhe muskujt midis brinjëve tkurren dhe vëllimi i kraharorit zmadhohet.

5. Në pohimet e mëposhtme, për ato që janë të sakta vendosni V, ndërsa për ato që nuk janë të sakta vendosni G. 
• Limfa luan rol të rëndësishëm në sistemin mbrojtës të organizmit.
• Venat janë enë nëpër të cilat gjaku qarkullon nga zemra për në organet.
• Qarkullimi i madh i gjakut fillon nga barkushja e majtë, ku gjaku shtyhet në aortë, e cila çon gjak në organet
e brendshme.
• Limfa është një lëng që ka të njëjtën përbërje si gjaku, por ka më pak proteina.
• Veshoret e zemrës i kanë muret e holla.
• Rruazat e kuqe të gjakut formohen në mëlçi.
• Rruazat e bardha të gjakut fomohen në palcën e kuqe të kockave.
• Tkurrja e zemrës quhet sistola.

6. Shkruaj një ese që tregon kujdesin që duhet treguar
për zemrën .
___________________________________________
___________________________________________
___________________________________________
___________________________________________
___________________________________________
___________________________________________
___________________________________________

7. Një litër gjak përmban rreth 160 g. hemoglobinë. 1 g. hemoglobinë transporton 1,4 cm3 oksigjen. Dimë senë trupin e njeriut ka rreth 5 litra gjak. Gjeni sasinë e oksigjenit që transporton hemoglobina. Qarkoni përgjigjen e saktë. 
a) 11 200 cm3
b) 1120 cm3
c) 112 cm3
d) 11,2 cm3






Monday, October 20, 2014

QELIZA

QELIZA
  •  Qeliza është njësia më e vogël ndërtuese dhe funksionale e gjallesave.
  •  Qeliza ka karakeristikat bazë të jetës : ajo lind, ushqehet, merr frymë, rritet, është e ndjeshme ndaj ngacmimeve, riprodhohet dhe më pas vdes.
  • Qelizat kanë forma dhe madhësi të ndryshme.
  • Bërthama është quajtur nga shkencëtarët qendra e kontrollit të qelizës, sepse ajo ka materialin gjenetik (ADN në kromozome) që realizon tejçimin e tipareve nga qeliza nënë te qelizat bija.
  •  Gjallesat që janë të përbëra vetëm nga një qelizë quhen njëqelizore, si: Bakteret, protozoarët (ameba, parameci), euglena e blertë, shumë alga dhe disa kërpudha (majatë). Të gjitha proceset jetësore, si: ë ushqyerit, lëvizjen, shumimin etj., kryen kjo qelizë.
  • Gjallesat që e kanë trupin të ndërtuar nga shumë qeliza quhen gjallesa shumëqelizore, si: bimët, kafshët dhe njeriu.
  • Qelizat organizohen në inde, organe, sisteme organesh dhe në organizmin si një i tërë.

Sunday, October 12, 2014

GJENDJET E LENDES

Molekulat ne gjendje te ngurte

 E NGURTE

Kur lenda eshte ne gjendje te ngurte , lenda eshte e pangjishme.Molekulat e lendes ne gjendjen e ngurte nuk leviz.Trupat ne gjendje te ngurte ndahen ne kristalore dhe amorfe.Trupat te cilat i kane molekulat ne trajte te rregullt quhet kristalore ndersa ato ne trajte te crregullt amorfe




Molekulat ne gjendjen e lenget

E LENGET

Trupat ne gjendjen e lengjet marrin formen e enes (p.sh uji) dhe jane te pangjishem.Nderveprimi molekular midis molekulave te gjendjes se lenget eshte me i madh se sa tek ngjendja e lenget.Largesia mesatare eshte e vogel dhe perqendrimi eshte i madh.





Molekulat ne gjendjen e gazte
E GAZTE

Trupat ne gjendjen e gazte jane lehtesisht te ngjishem dhe dhe zene hapesirat boshe.Molekulat ne gjendjen e gazte levizin lehtesisht neper ajer,kudo.Largesia molekulare midis molekulave eshte shume madhe dhe perqendrimi eshte shume i madh .




5 mbreterite e gjallesave

Ne bote perdoren 5 mbreterite e gjallesave qe jane :


  • Moneret                                                                   
    Mbreteria e  moneret eshte mbreteria me e thjeshte nga 5 mbreterite Janë gjallesa njëqelizore prokariote. Bëjnë pjesë bakteret dhe cianobakteret ose algat blu të gjelbra.Jane organizma shume te vogla.


     Protistat   

    Protozaret janë gjallesa njëqelizore.Ato mund te shihen nga ana e mikroskopit ose me një lente te fuqishme.Ngjajnë me kafshët sepse nuk kane klorofil.Janë jeterushqyese.Munde te kenë forma te ndryshme.Shumohen në mënyre te thjesht nëpërmjet ndarjes.Jetojnë në ujëra te kripura dhe te ëmbla ose në trupin e kafshëve dhe te njeriut (si parazite).Mënyra se si lëvizin i ndanë në klasa.

     

         Kerpudhat 

    Këpurdhat janë organizma të klasifikuar në mbretërinë "Kërpudha". Në mbretërinë e kërpudhave përfshihen si organizma njëqelizorë dhe organizma shumëqelizorë. Kërpudhat nuk janë bimë. Nuk kanë klorofilë. Kanë një mur qelizor të përbërë prej kitine.Kërpudhat shumëqelizore, zakonisht kanë formën e një ombrelle të vogël

  •  Bimet


Bimët janë organizma të gjallë qe i përkasin mbretërisë Plantae. Ato përfshijnë organizma te njohur si pemët, perimet, shkurret, barishtet, vreshtat dhe algat jeshile.Bimet perbehen nga qeliza eukariote.Qelizat eukariote jane qeliza me berthame e kunderta e qelizes eukariote eshte qeliza prokariote qe nuk ka berthame po materialon e berthames e ka te shperndare ne qelize 







   

  


  
                  
 Kafshet 

Kafshet jane gjallese jetushqyese d.m.th se ato e gjejne ushqim e gatshem . Perbehen nga qeliza eukariote . Ato kane nje ndyshim shume te madh me bimet pasi kafshet mund te levizim ndersa bimet jo .